MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Fat i keq për Brojën, rezulton pozitiv

13.12.2020 - 13:33

Një lajm i keq vjen nga Holanda, aty ku sulmuesi Armando Broja rezultoi pozitiv me Covid-19. Klubi i Vitesses dha lajmin se sulmuesi i Shqipërisë nuk mori përgjigjen që priste nga testi i kryer.

Shqiptari nuk është përfshirë në ndeshjen e sotme kundër Hereenven. Vitesse ka bërë mjaft mirë këtë sezon dhe falë golave të sulmuesit tonë. Ky i fundit u huazua nga Chelsea në klubin satelit të londinezëve në Holandë.

Broja është izoluar menjëherë në shtëpi. Ai tashmë do të ndjekë të gjitha këshillat e mjekëve dhe shpreson që ta kryejë sa më shpejt karantinën. Broja ishte asimptomatik dhe duket se do ta kalojë pa probleme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN