MENU
klinika

Plot 228 milionë dollarë

Firmoset kontrata më e shtrenjtë në NBA

16.12.2020 - 11:45

Basketbollisti grek Giannis Antetokounmpo ka rinovuar kontratën me ekipin e Milwaukee Bucks edhe për 5 sezone të tjera. Nga kjo kontratë e re, lojtari do të përfitojë 228.2 milionë dollarë, duke nisur nga sezoni 2021-2022. Lojtari ka në favorin e tij që të dalë nga kontrata në vitin e pestë dhe të bëhet “free agent”.

Bëhet fjalë kontratën më të shtrenjtë në historinë e NBA-së, për basketbollistin më të mirë të sezonit të rregullt në dy vitet e fundit. Basketbollisti do të përfitojë 39.3 milionë dollarë vitin e parë, 42.5 milionë vitin e dytë, 45.6 milionë vitin e tretë, 48.8 milionë vitin e katërt dhe 51.9 milionë dollarë sezonin e fundit.

“Kjo është shtëpia ime, ky është qyteti im. Jam me fat që do të jem pjesë e Milëaukee Bucks edhe për 5 vitet e ardhshme. Spektakli vijon”, shkruajti Antetokounmpo në rrjetet sociale, ku konfirmon rinovimin e kontratës.

I vetmi yll i NBA që nuk ka zgjidhur të ardhmen e tij është James Harden. Pas Brooklyn dhe Golen State, dy skuadra të tjera të NBA-së kanë shprehur interes për të. Lojtari luan me Houston Rockets, por ka shprehur prej kohësh dëshirën për t’u larguar nga ekipi teksan, ku nuk ka fituar thuajse asgjë. Sipas mediave amerikane, edhe ekipet e Philadelphia e Miami janë interesuar për Harden.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Risia në basketbollin amerikan

NBA aplikon testet e shpejta, 8 dalin pozitivë