MENU
klinika

Risia në basketbollin amerikan

NBA aplikon testet e shpejta, 8 dalin pozitivë

11.12.2020 - 13:53

NBA mbetet pararojë se u përket masave anticovid. Risia e fundit është aplikimi i testeve të shpejta në ekipe. Nëse testi i parë nuk është përfundimtar, procedura do të përsëritet pas 30 minutash.

Kjo do të jetë në dispozicion në pikat e shërbimit ditor të secilit klub, ndërsa periudha kohore në të cilën duhet të dalin rezultatet varion nga 30 minuta, nëse ekipi luan në shtëpi, në 90 minuta, në rast se skuadra luan në transfertë.

Përveç kësaj, NBA ka bërë të qartë se sa herë që testi është pa përfundim ose ka ndonjë gabim në të, lojtari duhet të bëjë një të ri pas 30 minutash dhe nuk mund t’i bashkohet ekipit deri në një rezultat negativ.

Megjithatë, për momentin vijon testimi me tamponë. Pas 48 rasteve të konfirmuara pas nisjes së fazës përgatitore, edhe 8 raste të reja janë verifikuar në testet e fundit. NBA nuk ka bërë me dije se cilët lojtarë apo cilat skuadra janë përfshirë në këto raste pozitive, ndërkohë që në total janë kryer 541 tamponë.

Të gjithë lojtarët apo personat e infektuar janë vendosur në karantinë, ndërkohë që faza përgatitore vijon normalisht. Nga java e ardhshme skuadrat mund të kryejnë edhe ndeshjet e para miqësore. Deri më tani, që kur ka nisur faza përgatitore, janë konfirmuar 56 persona pozitivë me koronavirus dhe në total janë kryer 1087 teste. NBA starton më 22 dhjetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


NBA cakton sfidat e Krishtlindjes

James rinovon, 48 basketbollistë dalin pozitivë