MENU
klinika

Miliarderi i Palm Springut

Frenk Sinatra: “Zëri”, donzhuani, narcisti, mafiozi…

23.12.2020 - 16:58

       Sa herë këndonte, dukej sikur këndonte për herë të parë dhe, në të njëjtën kohë, sikur të këndonte për të fundit herë, duke i ofruar dëgjuesit përherë versione sublime të repertorit të tij. Dëshmi e gjallë është kënga “My Way”. Çdo interpretim i Sinatrës, nga 30 dhjetori i vitit 1968 (kur regjistroi, jo me dëshirë, versionin anglisht të “Comme d’habitude” të Claude François, për të cilën miku i tij, Anka, kishte blerë të drejtat) deri në 20 dhjetor 1994 (kur me “My way”, njoftoi tërheqjen me lot në sy, para thuajse njëqind mijë admiruesve), ishte i vërtetë, drithërues dhe autentik. Në këtë interpretim të sinqertë gjendej madhështia e pakonkurueshme e “Blue Eyes”, një madhështi që përmblidhet në vëmendjen strikte që i kushtohet çdo fjale dhe, në përgjithësi, kuptimit të tekstit që do të interpretohej. Padyshim, përkujdesit interpretues iu shtua edhe Zëri./Konica.al

Djali i një zjarrfikësi siçilian dhe një mamie liguriane, emigrantë në Nju Xhersi, kur Frenku (12 dhjetor 1915-14 maj 1998) ishte një vjeç, filloi të punonte si gazetar sportiv, duke kënduar mbrëmjeve në bare. Në vitin 1939, bëri debutimin me orkestrën e Harry James, trombetisti i famshëm, ndërsa në 1940 me atë të Tommy Dorsey, ku mori rolin e aktorit kryesor. Zëri bariton ishte kaq shpërthyes, sa thuhet se kur këndonte njerëzit e ndalnin vallëzimin. Pastoria vokale i lejoi interpretime tejet origjinale, duke paraprirë  apa vonuar relutatin e dëshiruar, të tilla si “Night and Day”, “Storm Weather”, “White Christmas” apo “Ol’Man River”.

Suksesi me audiencën e gjinisë femërore e bëri të niste karrierë solo, duke pushtuar një turmë admiruesish, të magjepsur po ashtu edhe nga debutimi i tij (në vitet dyzet) në kinema. Debutimin e parë e patii në filmin “Dy marinarë dhe një vajzë” (ku Gene Kelly luante rolin e një balerine), por dafinën e fitoi me “Da qui all’eternita” (Nga këtu në përjetësi) (gjë që i dha atij, në 1953, “Oskarin” për aktorin më të mirë jo protagonist). Duke luajtur në 70 filma, karriera filmike shoqëroi atë karrierën muzikore, por pa arritur asnjëherë nivelin e saj.

Esenca e Sinatrës ishte zëri, një zë kaq i përsosur, saqë u konsiderua një arketip, mishërimi i një ideje, sinteza e një mundësie shprehëse.

Djali i vervit të melodisë italiane, Sinatra dinte si ta kombinonte melodinë me mësimet e muzikës nga përtej oqeanit (nga bluzi në swing, nga popi në jazz), duke revolucionarizuar vokalin mashkullor. Bukuria e të kënduarit të tij, sensual, romantike dhe e pastër në të njëjtën kohë, ishte në gjendje të shprehte emocionet më të forta, pa iu nënshtruar kurrë fuqisë mirëfilli ose melodramës, duke mbetur gjithmonë brenda ritmit./Konica.al

Frut i një ekuilibri të veçantë midis melodisë dhe ritmit, interpretimet e Sinatrës shprehin në mënyrë sa personale, aq edhe unike mësimin e madh të xhazit, që e mbushi me mjeshtërinë ritmike të fjalëve, të pauzave, zgjatjes së notave dhe lojës së frazave. Në karrierën 64-vjeçare (gjatë së cilës regjistroi afro 2 200 këngë, duke fituar “Grammy” nëntë herë dhe duke performuar koncerte në të gjithë botën) Sinatra ishte në gjendje të transformonte këngët romantike të të dyzetave dhe ato më komplekse të viteve pesëdhjetë e gjashtëdhjetë “nga shprehje të këndshme të një epoke në muzikë me bukuri të pavdekshme, tingëllim personal dhe emocion të përjetshëm “(Chris Ingham).

Së fundmi, kapitulli i njeriut Sinatra. Një kapitull, ku gurëthemelet rrotullohen rreth temave të mendjemadhësisë, narcizmit, donzhuanizmit, kontakteve, reale ose të pretenduara, me mafien (FBI grumbulloi një dosje prej mbi 2000 faqesh), pozicione të diskutueshme politike, fanatizmi fetar… Por, mbetet një kapitull që ka fare pak rëndësi. Njohja e dobësive dhe fatkeqësive të njeriut, nuk ndikon ose minon të dëgjuarit e kryeveprave të tilla si “Young At Heart”, “Stranger In The Night”, “New York New York”, “The Lady Is A Trump”, “I’ve Got You Under My Skin”, ose “My way”. Rezultati qëndron në faktin, se të gjithë këngëtarët e mëdhenj të skenës pop&rock, kanë kënduar dhe nderuar Sinatrën, nga Bono te Dylan, nga Springsteen te Vicious, nga Rod Stewart dhe Tony Bennett, duke kaluar tek më të hershmit Boublé, Cincotti dhe Robbie Williams.

Sinatra qe “Zëri”, fill përçues dhe muzikor i një vendi që përcaktoi fatin e tij, si një ëndërr, që këndon po aq sa zhgënjen. Ai ishte djali i komunitetit italian, fëmija i Hoboken Nju Xhersi, maskuar si një miliarder i Palm Springut, i lidhur tërë jetën me mafien nga tradita dhe paraja. Ai ishte kërkimi i dritës dhe fuqisë, dashnori i papërmbajtshëm i yjeve të Hollivudit, shoku i Kenedit, shoku i sinqertë për Dean Martin dhe Sammy Davis Jr, ai që i trembej vetmisë./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Profil/ 85 vite me Sophia Loren

U ngrit pas luftës dhe u bë idhull në skenë