MENU
klinika

Konferencë mbi ecurinë e çështjes

Gjykata Speciale sot seancë të re për Thaçin, Veselin dhe Krasniqin

17.12.2020 - 09:28

Gjykata Speciale do të mbajë sot seancë të re ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Seanca është parashikuar që të nisë në orën 11:00.

Seanca do të jetë si një konferencë mbi ecurinë e çështjes, ashtu siç ishte mbajtur më 18 nëntor.

Gjyqtari i procedurës paraprake me këtë rast ka kërkuar nga mbrojtja që të dërgojë parashtresat me shkrim deri më 15 dhjetor në orën 16:00.

Po ashtu, ka kërkuar nga Prokuroria e Specializuar që të njëjtat t’i dërgojë deri më 14 dhjetor në orën 16:00.