MENU
klinika

Në 11 muaj janë emëruar 9 drejtorë në Kadastrën e Vlorës

I pezulluar për dosjen e “Jalës” merr drejtimin e institucionit

31.12.2020 - 18:09

Në 31 dhjetor, Kadastra e Vlorës ka njohur drejtorin e ri.

Ai është Klodian Troci.

Troci ka qenë nëndrejtor në këtë institucion dhe zë vendin e Andi Binajt.

Ky i fundit u largua pas 6 muajsh në krye të Kadastrës, pasi ka marrë postin e drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Klodian Troci, i cili ishte pezulluar më herët nga ky institucion në listën e 25 specialistëve për shkelje në dosjen e “Jalës”.

Këto ndryshime janë paralajmëruar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, i cili tha se në këtë institucion ka pasur presione kriminale.

Si është historia e këtij institucioni, që brenda pak muajsh ka ndërruar 9 drejtorë?

Bilbil Aliaj zëvendësoi në këtë post Taulant Canametin, drejtuesin e komanduar që qëndroi në krye të Kadastrës së Vlorës për rreth 4 muaj, pas dorëheqjes të bordit drejtues. Para Canametit në krye të Kadastrës ishte Elona Hodaj, e cila mori detyrën më 19 shtator. Shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.

Para Hodajt në krye ka qenë Alteo Nazeraj, një nga punonjësit e Kadastrës që ndenji vetëm 10 ditë në detyrë, ku ish-drejtori Florian Almadhi kishte kërkuar hetim për tjetërsim pronash. Florian Almadhi dha dorëheqjen pas 5 muajve në detyrë, ndërsa së bashku me të janë shkarkuar n/drejtori dhe tre specialistë të institucionit më 9 shtator 2019. I fundit Iarguar është Jurgen Pilkati, i cili qëndroi në detyrë vetëm një muaj e gjysmë. Drejtori i 8-të është emëruar Andi Binaj. Pas tij, vendin e ka zënë Klodian Troci.

Drejtorët e Kadastrës së Vlorës që u larguan brenda 11 muajve

Bilbil Aliaj

Taulant Canameti

Elona Hodaj

Alteo Nazëraj

Florian Almadhi

Klodian Troci

Jurgen Pilkati

Andi Binaj

Klodian Troci