MENU
klinika

Nën kërcënimin e thikës

I vodhi çantën 25-vjeçares, arrestohet i riu nga Lushnja

26.12.2020 - 12:48

Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vjedhje.

Bëhet me dije se ka rënë në pranga shtetasi F.D, 27 vjeç, banues në Dushk.

27-vjeçari akuzohet se nën kërcënimin e një thike i ka vjedhur një 25-vjeçares me inicialet A.B., çantën me sende personale brenda.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Dushk. Menjëherë pas denoncimit, Policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.