MENU
klinika

"Restaurime"

Ikonat mesjetare veshin ngjyrat origjinale

02.12.2020 - 13:00

        Të gjitha ikonat dhe veprat e artit me karakter kishtar, prej kohësh janë në procese restauruese dhe rikthimi në identitet. Nën kujdesin e minstrisë së Kulturës, një pjesë e konsiderueshme e tyre tanimë gëzojnë ngjyrat e vërteta, që koha i kishte zbehur.  

Pranë laboratorit të restaurimeve në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës, kryhen proceset e rimëkëmbjes për veprat që paraqesin problemet e mësipërme. Ministrja e Kulturës, shprehet se puna vijon çdo ditë për shumë vepra arti, duke nxjerrë në dritë vlerat e tyre.

“Çdo ditë, në laborator shpëtohen prej degradimit vepra të trashëgimisë tonë ikonografike, duke nxjerrë në dritë vlera të jashtëzakonshme.”

Ekspozita “Restaurime” sjell në vëmendjen e publikut këto operacione delikate, që i rikthejnë shkëlqimin e venitur nga koha.

Ikona e “Shën Minait”, e mesjetës së hershme, prejardhur nga kisha e “Shën Mërisë”, në Ogren të Përmetit është shembulli më i mirë i punës plot durim e pasion të specialistëve të Muzeut Kombëtar Mesjetar, në Korçë”, – shprehet Margariti në një status në “Facebook”, ndërsa ka publikuar dhe ikonën.

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, në Korçë u përurua më 24 prill 1980, sui një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë e më gjerë.

Fondi i muzeut numëron mbi 7 mijë objekte kulti dhe arti, kryesisht ikona e më pak punime guri, druri, metali e tekstili të krijuara nga mesjeta e hershme deri në fillim të shek. XX, nga artistë anonimë e të mirënjohur, nga treva të ndryshme të vendit.

Në sallën kryesore janë vendosur një koleksion ikonash dhe objekte nga më të mirat, krijuar në shekuj e që pasqyrojnë momente të ndryshme të zhvillimit të ikonografisë shqiptare dhe përfaqësuesit kryesorë të tyre. Aty ka vepra të autorëve anonimë të shekullit XIII-XIV dhe të tjerë të mirënjohur, si: Onufri, Onufër Qiprioti, Mësues Kostandini, Jeromonaku, Shpataraku, Selenicasi, vëllezërit Zografi etj.

Drejtimet kryesore të aktivitetit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar janë ekspozimi dhe promovimi publik, mbrojtja, konservimi dhe restaurimi i objekteve, studimi e puna shkencore dhe aktiviteti ndërkombëtar. I ndërtuar në vitin 1980 dhe rindërtuar në 2016-ën, ai shtrihet përgjatë bulevardit “Fan Noli”.

E vjetra dhe risia, bashkëjetojnë natyrshëm mes një harmonie ngjyrash e nuancash.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit