MENU
klinika

Ambiciet e kurbinasve

Ishte kandidati më serioz, Laçi zgjedh trajnerin e ri

11.12.2020 - 22:42

Pas humbjes me Kukësin, Armando Cungu u largua nga drejtimi i Laçit. Klubi kurbinas ka zgjedhur trajnerin e ri, që do të jetë Shpëtim Duro, i cili kthehet përsëri në pankinën e një klubi në Kategorinë Superiore.

Tekniku, i cili kishte mbetur pa ekip që nga marsi kur u shkarkua nga ekipi i Kukësit, tashmë do të jetë në stolin e Laçit, për të drejtuar kurbinasit në vitin në të cilin ata pretendojnë për titullin kampion.

Duro doli si alternativë kryesore që në ditët e para. Por bisedimet ishin ndaluar për shkak të kërkesave ekonomike të trajnerit, i cili ka gjithashtu një staf bashkëpunëtorësh me të cilin punon vazhdimisht.

Laçi vijoi bisedimet edhe me trajnerë të tjerë, duke diskutuar edhe me emra si Peter Pacult apo Orges Shehi e Bledi Shkëmbi. Por në fund kurbinasit vendosën për Duron, i cili ka një eksperiencë të gjerë në Shqipëri dhe jashtë saj, një element që cilësohet i rëndësishëm për pretendimet e Laçit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN