MENU
klinika

Sondazhi

Japonezët kërkojnë anulimin e Olimpiadës

16.12.2020 - 16:08

Një sondazh i kryer së fundi në Japoni në lidhje me organizimin e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” në verën e vitit të ardhshëm ka dhënë një rezultat befasues. Shumica e qytetarëve, 63%, kërkojnë një tjetër shtyrje të këtij eventi olimpik, ose anulimin e tij.

Sipas sondazhit, 32% e qytetarëve të intervistuar kanë thënë se Olimpiada duhet të anulohet përfundimisht, ndërsa 31% kanë kërkuar që ajo të shtyhet sërish. Vetëm 37% e qytetarëve kanë qenë dakord që ajo të zhvillohet në verën e vitit 2021.

Sondazhi është kryer vetëm me banorët e Tokyos, qytet ku do të zhvillohet Olimpiada. Sondazhi sqaron gjithashtu se qytetarët janë ende të frikësuar nga pandemia Covid-19, që është ende në përmasa të mëdha në këtë vend. Sic dihet, Olimpiada ishte parashikuar të zhvillohet këtë vit, por u shty si pasojë e koronavirus.