MENU
klinika

Shtyrja e Olimpiadës

Fatura financiare e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”

25.03.2020 - 15:13

Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ishin aktiviteti i radhës sportiv që shtyhet për shkak të shpërthimit të virusit Covid-19. Turneu i programuar për t’u mbajtur nga data 24 korrik deri më 9 gusht do të mbahet gjatë verës së vitit të ardhshëm.

Një shtyrje që prish totalisht planet e sportistëve nga e gjithë bota që kishin nisur përgatitjet për një paraqitje sa më dinjitoze në tokën japoneze. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, që së bashku me Qeverinë e shtetit aziatik dhe bashkinë e Tokios kishin shpenzuar në total një mal me para.

Rreth 13 miliardë euro u investuan për të pritur Lojërat numër 32 në histori. Fokusi u përqendrua kryesisht në infrastrukturën e qytetit, si në rritjen e kapacitetit të aeroporteve të Haneda dhe Narita, ndërsa u ndërtua linjë e re hekurudhore dhe rrugë automobilistike.

Shumë pak ndryshime ndodhen në fshatin olimpik dhe në infrastrukturën e impianteve ku do të zhvillohen lojërat, kjo për shkak se stadiumet iu nënshtruan një rinovimi 8 vite më parë, pasi në vitin 2019 priti Kupën e Botës së Regbi. Humbje pësuan edhe xhepat e tifozëve, që deri më tani janë shitur 4.5 milionë bileta në Japoni, nga 7.8 milionë që janë në dispozicion.

Gjasat janë që organizatorët të shpërblejnë publikun e saj, ndërsa sportistët që tashmë e kanë fituar një biletë për të marrë pjesë i duhet të mësojnë datën e re të ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike në Tokyo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shtyhen edhe 3 gara të tjera

Formula 1 drejt mbylljes për këtë sezon


Formë fantastike para ndeshjeve të Kombëtares

VIDEO/ Jasir Asani shënon gol në minutën e 98-të

“Dorë e hekurt” me lojtarët

Lista e gjobave te Dortmundi