MENU
klinika

Rikthimi

Federer: Dua të fitoj medaljen e arit në Olimpiadë

09.12.2020 - 12:40

Tenisti zviceran Roger Federer nuk luan që prej janarit të këtij viti, kur u eliminua nga Australian Open. Ai është operuar dy herë këtë vit dhe tashmë është gati për t’u rikthyer në fushë.

Me shumë gjasa ai do të luajë sërish në grand slam të Australian Open 2021, që do të nisë më 8 shkurt, por pa tifozë. Shtyrja e Lojërave Olimpike për Federer ishte e dobishme, pas sipas legjendës së tenisit, synimi është medalja e arit në Tokyo.

“Plani im është të jem i pranishëm në Lojërat Olimpike. Për mua është data e madhe. Mund të tingëllojë egoizëm, por nuk ishte keq për mua që Lojërat Olimpike u shtynë, duke marrë parasysh problemet e mia fizike këtë sezon. Fitimi i medaljes së artë është një nga synimet e mia kryesore” – u shpreh Federer.

Federer ka zbritur në vendin e pestë të renditjes së përgjithshme. Natyrisht e pritshme kjo, sepse nuk ka marrë pjesë në Roland Garros dhe US Open, apo turne të tjerë që konsiderohen me vlerë. Për tenistin zviceran është e paimagjinueshme të luajë pa tifozë. Deri më tani nuk e ka pasur këtë fat të keq, por ndoshta duke nisur që nga Australian Open duhet të mësohet edhe me mungesën e publikut.