MENU
klinika

Rrëfimi i Roger Federer

“Mund të kisha përfunduar si Michael Schumacher”

31.12.2019 - 12:23

Tenisti zviceran Roger Federer ka rrëfyer një ngjarje të pazakontë që i ka ndodhur kur po bënte ski. Ikona e tenisit botëror kujton një moment të vështirë kur ishte duke bërë ski në Crans-Montana (Zvicër) bashkë me Marc Rosset.

Federer ka pësuar një aksident të rëndë, që mund t’i kushtonte shumë, ndoshta edhe jetën. “Ngjarja ka ndodhur gati 20 vite më parë. Pas grand slam të Australian Open shkuam për ski në Crans-Montana.

Mbaj mend që bëra një fluturim gati 10 metra dhe rashë keq me shpinë. Humba ekuilibrin dhe rrezikova shumë. Mund të kisha përfunduar si Schumacher.

Nuk e mohoj që u tremba shumë, edhe pse isha i ri, adoleshent. Por për fat, nuk pata dëmtime të rënda. Që nga ajo ditë jam më i kujdesshëm kur bëj ski dhe i kam limituar këto aventura”, – u shpreh Federer.