MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 6

Kukësi bën “triss”, Teuta 4 barazime radhazi

05.12.2020 - 19:03

Tri fitore radhazi dhe tashmë Kukësi hyn në hapin e pretendentëve, ashtu sic ka qenë në dekadën e fundit. Një rikthim më të bukur nuk mund të kishte për Skënder Gegën.

Pas fitores së betejës me pandeminë, tashmë është rikthyer të bëjë të njëjtën gjë edhe në futboll. Kukësi ka mposhtur Apoloninë mbrëmjen e sotme me shifrat minimale 1-0.

Verilindorët janë zgjuar në minutën e 78 të takimit, atëherë kur Cooper bën mjaft mirë në krahë dhe shërben një top për Eze, i cili i pashqetësuar në zonë nuk e ka të vështirë të zhbllokojë shifrat.

Kukësi merr një fitore të vlefshme dhe vijon ecurinë pozitive të rezultateve, duke nisur kështu një marshim drejt kreut të Superiores, që është edhe objektivi i tyre për këtë sezon.

Është mbyllur pa fitues sfida mes Teutës dhe Kastriotit, nw 1-1. Të dy skuadrat vijojnë të mbeten të pamposhtur pas këtij barazimi 1-1, kur janë luajtur 6 javë kampionat. Si durrsakët apo edhe krutanët, nuk janë mposhtur asnjëherë në këto javë të para.

Për të besuarit e Edi Martinit, ky ishte barazimi i 5-të, ndërsa për Kastriotin i katërti. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Okebugun në minutën e 85-të, teksa vetëm 2 minuta zgjati festa e skuadrës së Ndreut, pasi Lorenco Vila barazoi shifrat në të 87-tën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 6

Vllaznia rimerr kreun, paqe në Korçë

Kategoria e Parë, Java 6

Derbi pa fitues, Partizani mban kreun