MENU
klinika

Aksident në aksin Levan-Qarr

Makina del nga rruga, humbin jetën dy persona

28.12.2020 - 11:00

Mëngjesin e kësaj të hënë është regjistruar një aksident në aksin Levan-Qarr.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe më pas ka përfunduar në kanalin me ujë në anë të saj, ku për pasojë N.P., 62 vjeç, dhe P. M., 61 vjeçe, të dy banues në Tiranë kanë humbur jetën.

Trupat e viktimave ishin bllokuar në automjet ndërsa shërbimet e zjarrfikëses bënë të mundur nxjerrjen nga kanali, ndërsa policia njofton se po kryhet kontrolli për të verifikuar nëse ka pasur apo jo persona të tjerë në automjet.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës.

Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga uji.

Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.