MENU
klinika

Rëfimi i Lothar Matthaus

“Maradona më ofroi 1 mln marka për te Napoli”

02.12.2020 - 20:12

Diego Armando Maradona u nda nga jeta një javë më parë dhe tashmë kanë nisur rrëfimet e bashkëkohësve të tij, duke kujtuar momente me legjendën e futbollit, sidomos me interes janë ngjarjet në vitet ’80, kur ai ishte në kulmin e formës sportive.

E tillë është edhe historia me Lothar Matthaus. Legjenda e futbollit gjerman ka kujtuar ditën kur Diego Armando Maradona ka dërguar disa emisarë me një valixhe të mbushur me 1 milion marka për ta bindur që të nënshkruante me Napoli-n.

Në një intervistë të dhënë për të përditshmen Bild, ish-futbollisti i Bayern-it dhe Inter-it ka folur për episodin që ka ndodhur pas Botërorit të 1986-ës: “Njiheshim prej pak kohësh, por Diego dërgoi një delegacion nga Napoli në Mynih.

Ishim në një restorant në Solln (lagje e qytetit bavarez), që në të vërtetë ishte mbyllur të shtunave, por që është hapur posaçërisht për atë mbledhje sekrete. Kur jam kthyer nga Koln, në orën 21:00, katër italianë dhe një valixhe më prisnin mua dhe menaxherin tim.

Drejtuesit e Napoli-t më kanë dhënë të falat e Diegos. Më kanë kërkuar të nënshkruaja: ato para ishin tri herë më shumë në krahasim me rrogën që merrja te Bayern. Kishte edhe disa klauzola: nëse do të kisha pranuar, mund të shkoja vetëm te Napoli në Itali.

Do t’i kisha marrë ato para edhe po të kisha qëndruar në Gjermani ose të kisha shkuar në një kampionat tjetër. Por një valixhe me para nuk ishte stili im. Nga ana tjetër, gjesti i Diego-s ka qenë shumë i rëndësishëm për mua” – rrëfeu Matthaus , që dy vite pas kësaj ngjarje kaloi tek Inter dhe Maradona ishte kundërshtar.