MENU
klinika

Kuzhinieri i famshëm poston dy video

Nusret rezervon tavolinën përgjithmonë për Maradonën

02.12.2020 - 13:34

Nderimet për Diego Armando Maradonën vijojnë në çdo cep të globit. I famshi kuzhinieri turk Nusret ka postuar një video ku tregon se në tavolinën ku është ulur Maradona për të ngrënë në restoratin e tij në Dubai nuk do të shërbehet asnjëherë.

“Kjo ishte tavolina juaj e preferuar Maradona! Është e rezervuar përgjithmonë për ju! RIP legjendë!” Janë këto fjalët që i dedikon Nusreti ish-kampionit argjentinas, i cili u nda nga jeta më 25 nëntor.

Nusret postoi edhe videon ku i kishte shërbyer Maradonës së bashku me familjen në restorantin e tij në Dubai. Aty Diego bën ritualin e famshëm e hedhjes së kripës në mishin e pjekur, pastaj përqafimi mes miqsh për të kuptuar lidhjen e fortë që kishte me njerëzit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nusr_et#Saltbae (@nusr_et)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nusr_et#Saltbae (@nusr_et)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN