MENU
klinika

Dilema

Messi tregon afeksion, por qëndrimi te Barça…

21.12.2020 - 22:36

Në intervistën që do të transmetohet në kanalin spanjoll LaSexta të dielën 27 dhjetor dhe për të cilën një program radiofonik katalanas kishte një përmbledhje paraprake, Leo Messi foli për periudhën e komplikuar të përjetuar në kohët e fundit në Barcelona:

“Kam kaluar një kohë vërtet të keqe verën e kaluar, pas përfundimit të sezonit dhe asaj që ndodhi me klubin. Ishte diçka që unë e tërhoqa nga fillimi, por tani ndihem mirë

Tani kam shumë dëshirë dhe jam i ngazëllyer dhe edhe pse e di që klubi po kalon një kohë të vështirë, në nivelin e ekipit dhe klubit, mezi pres të luaj dhe të fitoj gjithçka”.

Për disa, këto fjalë mund të interpretohen si një mesazh rinovimi te Barcelona për një të ardhme ende në Blaugrana, edhe nëse asnjë hipotezë nuk mund të hidhet poshtë. Afërsia e klubit, sidoqoftë, erdhi gjithashtu nga fjalët në konferencën për shtyp të trajnerit të tij Ronald Koeman i cili, duke iu përgjigjur një pyetje rreth Messit, tha:

“Për mua nuk është e nevojshme që Messi të bëjë një intervistë duke thënë se ai ka dëshirë, sepse e shoh që ai është i tillë çdo ditë”. Gjithsesi, përpos afeksionit të Messit, dicka do të varet pas 24 janarit, kush do të jetë presidenti i ri i Barcelonës. Më shumë se sa ana financiare, cili do të jetë projekti i ri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin