MENU
klinika

Premier League, Java 12

Ndalet Tottenham, mund të humbasë kreun

13.12.2020 - 17:17

Tottenham sërish nuk ka shkuar më shumë se një barazim në transfertë, duke rrezikuar tashmë kreun e renditjes. Spurs barazuan 1-1 në fushën e Crystal Palace, duke lënë 2 pikë me vlerë.

Spurs kanë kaluar në avantazh në minutën e 23-të falë një goli të Harry Kane, i ndihmuar edhe nga një pozicionim i keq i portierit. Anglezi është bërë lojtari i tretë në pesë kampionatet kryesore të Europës në këtë sezon që ka shënuar 15 gola në të gjitha kompeticionet pas Erling Haaland (17) dhe Robert Lewandowski (16).

Kur mendohej se ekipi i Jose Mourinho-s do të largohej nga Selhust Park me tri pikët, Palace ka gjetur golin e barazimit me Schlupp në minutën e 81-të. Tottenham kryeson renditjen me 25 pikë, por mund të parakalohet nga Liverpool, që mban vendin e dytë me 24 pikë dhe që do të luajë pas pak kundër Fulham.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN