MENU
klinika

Premier League, Java 12

United dhe City ndalin njëri-tjetrin, kreu më larg

12.12.2020 - 20:23

Superndeshja e javës së 12-të në Premier League mes Manchester United dhe Manchester City ka përfunduar në barazim pa gola. Nga një pikë për të dy ekipet në derbi që vlen pak, pasi humbin terren me kreun.

United lunante si pritës dhe dukej favorit, por derbi është i paparashikueshëm. 45 minutat e para ishin të ekuilibruara, me dy skuadrat që u munduan të ngacmonin njëra-tjetrën, por të pasuksesshëm në metrat e fundit para portës.

E dyta ishte dominim total i Cityt, të paktën në qarkullimin e topit dhe iniciativat. Pavarësisht të madh dhe presingut të Qytetarëve, goditjet drejt portës ishin shumë të rralla dhe të parrezikshme.

Djajtë e Kuq u munduan ta zgjidhnin me ndonjë kundërsulm vrasës, me Rashford i vetëm në majë të sulmit, por që nuk funksionoi, pasi asnjë rast i pastër nuk iu krijua. Mbyllet 0-0 dhe skuadrat nuk ndryshojnë pozicione në renditje.

Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin