MENU
klinika

Në kërkim të një date

Ndryshon gjithçka, Juve-Napoli do të luhet

22.12.2020 - 19:09

Juventus-Napoli do të luhet në fushën e lojës. Napoli rikuperon pikën e dënimit të vendosur nga dënimet e shkallës së parë dhe të dytë, ndërsa kampionët do të duhet t’i marrin 3 pikët në fushë. Kolegji i Garancisë i kryesuar nga ish Ministri i Jashtëm, Franco Frattini, rrëzon vendimin e Gjykatës Federale dhe Gjykatës së Apelit Sportiv dhe rishkruan renditjen.

Në këtë pikë do të jetë e nevojshme të gjendet një “datë e caktuar” për sdën. Flitet për një datë të mundshme për 13 janar, duke zhvendosur Kupën e Italisë. Por zgjidhja do të bënte që shumë ndeshje të shtyheshin, duke shkaktuar një problem të vështirë për t’u zgjidhur. Me pak fjalë, në këtë moment do të luhet “në një datë të mëvonshme”.

Ky është teksti i vendimit të Kolegjit CONI (Komiteti Olimpik Italian) të Garancisë për Juventus-Napoli:

“Kolegji i Garancisë, në përfundim të seancës dëgjimore në Seksionet e Bashkuara të mbajtura sot, pranoi ankesën e paraqitur nga kompania SSC Napoli SpA kundër Federatës Italiane të Futbollit dhe, si rezultat, anuloi pa shtyrje vendimin e Gjykatës Sportive të Apelimit në FIGC, miratuar me CU nr. 14 të 10 nëntorit 2020, e konfirmuar nga vendimi i Gjykatësit Kombëtar të Sporteve në Lega Nazionale Professionisti di Serie A, miratuar me CU nr. 65 të 14 Tetorit 2020 (gjithashtu subjekt i këtij apelimi ), me të cilin klubit aplikues iu vendos dënimi për humbjen e ndeshjes Juventus-Napoli (e cila duhej të ishte luajtur në 4 tetor 2020) dhe dënimi i një pike në renditje”.

Mbërritën edhe reagimet e para dhe komentet e para për vendimin. Përmes Tëitter, Carlo Alvino, tifoz napolitan, shkruajti: “Drejtësia u vu në vend! Apeli i Napolit pranohet: Juve-Napoli luhet dhe -1 hiqet. Kushtuar të gjithë atyre që kishin bërë dolli dhe ishin gëzuar paraprakisht”.

Sakaq, foli edhe avokati i Napolit, Grassani, që ka ndjekur çështjen nga fillimi në fund: “Kjo është një fitore e Davidit kundër Goliatit, në kuptimin që të gjithë menduan se ishim humbës ndërsa CONI na vërtetoi se kishim të drejtë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin