MENU
klinika

"Turp për Lleshajn që..."

Ngjela: Ku janë trimat që do digjnin Tiranën?

12.12.2020 - 16:05

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar ngjarjet e fundit në vend, protestat e zhvilluara nga qytetarët, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha.

Ngjela ironizon thirrjet e reperit Stresi dhe gjithë të tjerëve që thanë se do djegin Tiranën nëse s’jep dorëheqjen Ardi Veliu. Sipas tij, policia profesionale u soll siç duhet ndaj atyre që ai i quan hordhi të paguar nga krimi.

Përmes një shënimi në rrjete sociale, avokati kritikon Lleshajn që dy protestat e para e ndaloi policinë të përdorte forcë, ironizon Metën që sipas tij dëshiron t’i vëri zjarrin vendit, madje nuk nguron të sulmojë dhe të rinjtë të cilët i quan laskucë të Saliut.

Shënimi i Ngjelës

Dy janë forcat që mbajnë të pacenuar organizimin shtetëror të një shoqërie: ushtria dhe policia. Ushtria ruan me forcën e armëve sovranitetin e shtetit. Kurse forca e policisë, është forca e ligjit.

Krerët e vandalëve, të korrupruarit e lartë të Shqipërisë se varfëruar prej tyre, siç duket kanë pasur të dhëna se policia nuk do të përgjigjej. Prandaj, dy ditë rresht u sollën sikur të ishin në vendin e pushtuar prej tyre. Turp për ish ministrin e Brendshëm Lleshaj që nuk u tregoi vendin keqbërësve antiligjorë dhe e frenoi policinë gjatë dy ditëve të para. Po kryeministri Rama? Ky duhet ta dijë se forca e policisë kundër keqbërësve, në një rast si ky, është dinjitet kombëtar dhe një akt që sjell ngritje real të personalitetit të individit në Shqipëri.

E patë se si përfunduan hordhitë djegëse dje, kur u doli përpara një polici profesionale, e motivuar dhe patriote deri në fund?

Bravo!

Por edhe më shumë policë duhet të jenë në Tiranë, që t’i bllokojnë me forcën e tyre në çdo skutë, cep më cep e këmba këmbës, se janë hordhi të paguara nga krimi.

Këtu duhet të jenë, në Tiranë, të gjithë policët më të mirë të shtetit.Te këta djegës injorantë, ka vetëm primitivizëm hordhish dhe, frikë nga antikorrupsioni prej atyre që i ushqejnë. Forca e policisë, në funksion të mbrojtjes së ligjit, është dinjitet kombëtar.

Dhe më qesharaku po tregohet Meta, që si president i kësaj Republike, mendon t’i vërë zjarrin Republikës së Shqipërisë që të shpëtojë paratë dhe pronat që u ka grabitur shqiptarëve. Por ka edhe diçka: Meta ka frikë edhe nga dënimi penal.

Kot e ka, nuk shpëton dot: goditja antikorrupsion dhe kundër krimit të arganizuar që ka marrë udhë në Shqipëri, është tashmë një çështje e mbyllur dhe pa kthim.

Po sot, çfarë do të ndodhë?

Policia sot, po erdhën sërish në Tiranë lapaculët barbarë të Saliut e të Metës, duhet të mos i lejojë të pipëtijnë, po fare ama, fare.

Duhet t’i ndjekin zjarrvënësit me sistem profesional, si dje, dhe t’i arrestojnë këta keqbërës me gjeste force. Kjo është policia patriote, sepse, edhe pse kuptohet, ende nuk dihet me fakte se cilat janë forcat antishqiptare që po e ushqejnë këtë lukuni injorantesh e shkatërrimtarësh.