MENU
klinika

Portieri i Kombëtares

Përmirësohet Etrit Berisha, del nga spitali

08.12.2020 - 17:43

Mbaron frika dhe ankthi për portierin e Kombëtares shqiptare. Etrit Berisha ka lënë spitalin e Cona-s pranë Ferrara-s ditën e sotme, por rikthimi i 31-vjeçarit në fushë me ekipin e SPAL-it mund të ndodhë në muajin janar.

Mediat në Itali shkruajnë se futbollisti duhet tashmë të rikuperohet fizikisht për të qenë në formë teksa ka kaluar një periudhë të vështirë prej koronavirusit, ku u detyrua të shtrohej në spital pas rritjes së simptomave të Covid-19.

Duke parë mungesën e Berishës, SPAL-i ka vendosur të marrë Stefano Mielli si portier rezervë në mënyrë që të mos ketë probleme për ndeshjet e ardhshme në Serie B. Sipas parashikimeve, Etrit Berisha mund të luajë sërish në mes të janarit të vitit 2021.

etrit berisha
etrit berisha

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vlerësimet sipas “Transfermarkt”

Ulen vlerat, Kumbulla mbetet në krye te Kombëtarja