27.12.2020 - 10:40
Lasgushi i mallëngjyer digjet buzë liqeri
këtu në mesin tonë valon valë verore
vetëtitë bubullimë shi moshë rinore
mes tokë e mes qiellit këputet zgjatet peri
mik plakush i liqerit gji hapur zemër qullë
thirret me këngë vajtore t’i ulem sa më pranë
vrap dëshira djaloshare shpresën gjallë e mbanë
ëndërrimtar vetmitar në gji të tij jam ulë
e mundon plaga fqinje mes gufimi
zog hero gush përgjakur nuk i jep jetës lak
ftohtësi e rrethon ngushëllim fjalë pak e pak
para vdekjes gjykimi pas vdekjes përqafimi.
Sabri Hamiti, 1972
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kadare flet për letërsinë e realizmit socialist
“Me Dritëroin ishim shokë. Flisnim kundër regjimit që në fund të viteve 50”
Flet kolosi i viteve 30'
Ballkani sociologjik nga Branko Merxhani
Poradeci: Dashuria-grua
“Nëna ime e dhembshur… ajo është një leshverdhë”
Agolli mbi varrin e 'Zogut të fundit të liqerit'