MENU
klinika

3 arsye

Pse duhet ta zëvendësosh kafen e mëngjesit?

03.12.2020 - 09:50

Nëse je adhurues i kafes dhe nuk e nis ditën pa marrë sasinë e nevojshme të ilaçit të zi, nuk je vetëm, por tani duhet të mendosh ndryshe. Shumë njerëz, nga studimet e vazhdueshme, nëse do t’u duhej të zgjidhnin mes çajit dhe kafes, edhe pas shumë herësh do të kthenin të njëjtën përgjigje: kafen. Dhe jo sepse nuk e pëlqejnë çajin – është gjithashtu një alternativë e mirë për t’u zgjuar në mëngjes – por ja që janë edukuar në mënyrën e gabuar, sepse çaji (veçanërisht çaji jeshil) është në fakt mënyra më e shëndetshme dhe opsion më i mirë se kafja për t’u zgjuar dhe për ta nisur ditën me energji. Po çfarë bën çaji më shumë kafja?

Ndihmon për të luftuar sëmundjet

Kafja nuk është e dëmshme, në vetvete, por nuk është as e dobishme. Çaji, nga ana tjetër, lufton në mënyrë aktive kancerin e ezofagut – te femrat redukton rrezikun  e prekjes deri në 60 për qind. Për më tepër, çaji është i pasur edhe me antioksidantë që ngadalësojnë efektet e plakjes si dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Ndihmon për të rënë në peshë….????

Në kontrast me të gjitha pijet që të shëndoshin, nga analizat laboratorike ka rezultuar se sheqeri që merret nga çaji, në ndryshim nga të gjitha pijet e tjera me kafeinë, nuk ka teprica yndyrore – ndikuese të drejtpërdrejta të shtimit në peshë. Përveç kësaj, çaji ndalon rritjen e qelizave të reja yndyrore.

Të mban aktive më shumë se kafja

Kafja është shokuese për organizmin, rezultatet e saj janë të njohura tashmë. POR, efektet e kafes mbarojnë shumë shpejt, aq sa ndonjëherë ke nevojë të pish disa kafe në ditë (kjo të krijon një lloj ndjesie më të rëndë sa ç’e kishe para se ta pije). Ndërsa çaji nuk ndalon. Nuk ke nevojë të pish çaj pas çaji për të qëndruar gjithmonë në formë.

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”