MENU
klinika

Po ndërtohet Ura 3

Rama poston pamjet nga ndërtimi i Bypass-it të Vlorës

19.12.2020 - 09:57

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me pamje nga punimet e projektit të Bypassit të Vlorës.

Me anë të një video të postuar në rrjetet sociale shihen punimet në Bypass-in e Vlorës aty ku po ndërtohet edhe ura e tretë.

“MIRËMËNGJES dhe me këto 60 sekonda spektakolare nga kantieri i Bypass-it të Vlorës, aty ku po ndërtohet Ura 3, ju uroj një fundjavë të mbarë,” shkruan Rama në postimin e tij.