MENU
klinika

"Kjo betejë nuk do të mbarojë deri në…"

Rama: Vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme

31.12.2020 - 18:12

Kryeministri Edi Rama thotë se vaksina kundër koronavirusit do të jetë falas dhe jo e detyrueshme për qytetarët.

Në mesazhin për fundin e vitit, kreu i qeverisë thekson se fillimisht do të vaksinohen grupet më të rrezikuara që nis me bluzat e bardha.

“Beteja jonë vazhdon me sigurimin e vaksinës kundër armikut të padukshëm. Si kudo në botë, do të nisë me grupet më të rrezikuara. Vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme. Kjo nuk luftë nuk do të mund të mbarojë në fund të vitit të ardhshëm”- theksoi Rama.

Ai u shpreh se vitin e ardhshëm, biznesi i vogël do ta nisë me zero taksa, ndërsa mjekët do të marrin paga më të larta.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“I papranueshëm diferencimi që BE i bëri Ballkanit”

Rama: Kemi rënë dakord me Pfizer për të nisur…