MENU
klinika

La Liga, Java 11

Real Madrid nis rehabilitimin nga Sevilla

05.12.2020 - 18:20

Real Madrid ka mundur 1-0 Sevilla-n në transfertë dhe është kthyer te fitorja në La Liga pas dy humbjeve dhe një barazimi të marra në tri ndeshjet e mëparshme.

Ndeshja e zhvilluar në Shanchez Pizjuan, siç e tregon edhe rezultati, ka qenë e luftuar, por madrilënet kanë arritur të largohen me tri pikët falë një gabimi të pabesueshëm të portierit kundërshtar Bono. Një gabim që ka ardhur në minutën e 55-të të sfidës, me numrin 13-të të Sevilla-s që ka devijuar në portën e tij një pasim të Mendy në zonën e rreptësisë.

Fillimisht është menduar se goli është shënuar nga Vinicius Junior, por përsëritja e imazheve ka treguar se bëhej fjalë për një autogol. Kjo fitore e ngjit Real-in në vendin e tretë të La Liga-s me 20 pikë, ndërsa Sevilla mbetet në të pestin me 16 pikë.