MENU
klinika

VIDEO

Robotët e pazakontë, mahnitin me lëvizjet e vallëzimit

30.12.2020 - 11:36

Robotët e kompanisë “Boston Dynamics” mund të bëjnë shumëçka nga vrapimi, rutinat gjimnastikore, parkur, rrotullime, të lajnë enët e të punësohen.

Por një video e fundit e robotëve “Atlas” dhe “Spot” ka treguar se ata mund të bëjnë vallëzime të mrekullueshme.

Video shfaq robotët teksa bëhen bashkë dhe koordinojnë çdo lëvizje në vallëzimin e këngës “Do You Love Me” të The Contours.

Kjo s’është hera e parë që robotët e “Boston Dynamics” tregojnë “talentin” në vallëzim. Edhe më 2018, ata kishin bërë bujë me vallëzimin me këngën “Uptown Funk”, por video e re nxjerr shumë më shumë lëvizje të ndryshme.

“Boston Dynamics” u ble së fundmi nga Hyundai, të cilët blenë kompaninë e robotëve nga “SoftBank” për 1.1 miliardë dollarë. Kompania u themelua më 1992.