MENU
klinika

Serie A, Java 11

Roma me “5 yje”, përmbys Napoli

13.12.2020 - 17:00

Roma ka shkëlqyer ditën e sotme në Bologna, duke fituar 5-1, në një transfertë që nuk ishte menduar kaq e lehtë në fillim. Napoli përmbys 2-1 në shtëpi ndaj Sampdoria-s, ndërsa Atalanta bind 3-0 në Bergamo ndaj Fiorentina-s.

Të gjitha golat në ndeshjen Bologna-Roma u shënuan në pjesën e parë. E dyta pati 2 gola të tjerë, por që u anuluan nga një për secilën skuadër. Një sukses që e ngjit Romën në vendin e pestë.

Marash Kumbulla ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 67’, ku u zëvendësua nga Smalling. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare bëri tjëtër paraqitje të mirë.

Napoli ishte duke humbur 0-1 në pjesën e parë. Në të dytën Lozano dhe Petagna përmbysën shifrat, duke e ngjitur ekipin në vendin e tretë në renditje. Fitore bindëse e Atalanta-s në shtëpi me Fiorentina-n.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN