MENU
klinika

Serie A, Java 11

Inter përmbys dhe merr vendin e dytë

13.12.2020 - 14:45

Inter nuk duket me stabilitet, por arrin të marrë tri pikë me vlerë në fund, duke fituar 3-1 në Sardegna ndaj Cagliarit. Një sukses që erdhi me përmbysje në pjesën e dytë. Inter ngjitet në vendin e dytë, dy pikë larg Milanit kryesues.

Cagliari e ka mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0. Ekipi vendas gjeti golin me anë të Sottil. Ky i fundit mposhti Handanvocin në minutën e 42′ pas një gjuajtje mjaft të mirë në gjysmëlartësi.

Interi ka barazuar rezultatin në minutën e 77′. Barella-s i doli një top në hyrje të zonës dhe me një goditje të fortë e dërgoi në rrjetë për 1-1. Një supergoditje nga ana e lojtarit të Contes.

Në 84’ vjen përmbysja e zikaltërve. Gjatë një goditje nga këndi, D’Ambrosio i vidhet bukur mbrojtjes vendase dhe shënon me kokë në shtyllën e dytë. Në 94’, Lukaku shënon edhe golin e tretë. Belgu driblon portierin afër mesfushës dhe me portën bosh nuk fal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN