MENU
klinika

Nga Russian Today

Përpjekja e fundit për të ngrirë Nord Stream 2

06.12.2020 - 16:03

SHBA dëshiron që Gjermania dhe partnerët e saj evropianë të ndalojnë ndërtimet në Nord Stream 2, ka thënë një diplomat i lartë amerikan. Anijet ruse kanë rritur aktivitetin në zonën ku shtrihet pjesa e fundit e tubacionit të papërfunduar.

“Tani është koha që Gjermania dhe BE të imponojnë një moratorium në ndërtimin e tubacionit,” i tha të Shtunën gazetës gjermane Handelsblatt Robin Quinville, ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA në Berlin. Diplomati e quajti gjithashtu lidhjen e gazit, të krijuar për të dhënë gaz më të lirë rus në tregun evropian, një “mjet politik” i përdorur nga Kremlini për “anashkalimin e Ukrainës” dhe “ndarjen e Evropës”.

Quinville mori drejtimin e misionit amerikan në Gjermani pasi një tjetër kritik i zëshëm i projektit, Richard Grenell, dha dorëheqjen në qershor të këtij viti. Grenell gjithmonë ka mbrojtur sanksionet kundër tubacionit prej 11 miliardë dollarësh dhe kufizimet që synojnë firmat e përfshira në ndërtimin e tij, ai një herë tha se ato ishin “një vendim shumë pro-evropian”, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga Berlini dhe Brukseli.

Ministria e Jashtme Ruse tashmë ka shpërthyer sulmin verbal të SHBA ndaj Nord Stream 2 si akt i agresionit politik. Zëdhënësi i Ministrisë Maria Zakharova kujtoi se Washington Times publikoi një artikull rreth gjashtë vjet më parë me titull “Administrata e Reagan paralajmëroi tubacionin rus përmes Ukrainës do të dobësonte Perëndimin”, i cili i referohej tubacionit të parë të gazit transkontinental në botë “Urengoy – Pomary – Uzhgorod”. E ndërtuar në vitet 1980, lidhja aktualisht formon të ashtuquajturën rruga e eksportit të gazit “korridori ukrainas”, së bashku me tubacionet e tjera. Diplomati rus vuri në dukje se kurdo dhe kudo që shkon një tubacion rus, ai gjithmonë shkakton të njëjtin reagim nga Uashingtoni.

Ndërkohë, tubacionet me flamur rus dhe anijet e furnizimit u raportua të lundronin të shtunën në zonën e ndërtimit në Detin Baltik. Sipas të dhënave të MarineTraffic, anija me tubacion Akademik Cherskiy u ndal në veri të Polonisë dhe Gjermanisë. Anija Fortuna më herët u largua nga porti gjerman i Wismar dhe ishte nën statusin e “manovrimit të kufizuar” në Detin Baltik, me sa duket gjatë rrugës për në Rostock Port që nga e diela.

Uashingtoni ka rritur presionin në lidhjen e gazit që nga sanksionet e vitit të kaluar nuk arritën ta ndalojnë atë plotësisht, pasi Rusia dërgoi anijet e saj për të përfunduar kilometrat e fundit të tubit nënujor pasi kontraktuesi zvicerano-holandez Allseas iu nënshtrua presionit të SHBA. Pak para zgjedhjeve, administrata Trump zgjati ato masa për të përfshirë firmat që ofrojnë shërbime ose fonde për të azhurnuar ose instaluar pajisje në anije për vendosjen e tubacionit të gazit.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Norbert Röttgen/ The Guardian

BE duhet të bashkohet kundër Rusisë!