MENU
klinika

Në më pak se një vit

Si u zhvillua vaksina e Covid-19 kaq shpejt?

09.12.2020 - 12:49

Sa kohë duhet për të zhvilluar një vaksinë nga e para në kohë normale?

Tradicionalisht është një proces i ngadaltë. Duke folur në komitetin e përbashkët të strategjisë së sigurisë kombëtare në Britani në tetor, Patrick Vallance tha se para Covid-19, duheshin mesatarisht rreth 10 vjet për të zhvilluar një vaksinë plotësisht të re, e ky proces nuk ishte kryer kurrë në një kohë më të shkurtër.

Si ka qenë e mundur të zhvillohen vaksinat kundër Covid-19 në më pak se një vit?

Diçka që mund të konsiderohet se ka ndikuar në këtë pjesë është financimi i parave publike dhe private, duke lënë mënjanë shqetësimet e zakonshme financiare me të cilat përballen kompanitë farmaceutike. Për më tepër, kërkesa dhe urgjenca janë të larta.

“Fakti që qeveritë blinin vaksina edhe më parë do të thoshte se mund të ishin të rrezikuar, pa pasur ndonjë shqetësim të menjëhershëm, por se duhet të mbroheshin,” shpjegon Stephen Evans, profesor i farmakoepidemiologjisë në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.

Tradicionalisht, vaksinat zhvillohen duke e dobësuar ose duke vrarë një virus. Sidoqoftë kjo kërkon kohë. Në vend të kësaj, vaksinat e Universitetit të Oksfordit / AstraZeneca dhe Pfizer / BioNTech u zhvilluan duke përdorur “teknologji platformash” të ndryshme që përfshijnë prerjen e materialit gjenetik nga virusi, që pasi futet në trupin e njeriut, ky material gjenetik përdoret nga makineria që bën proteina në qelizat tona për të dobësuar “proteinën spike” të koronavirusit, duke shkaktuar një përgjigje imune. Kjo qasje erdhi nga shpejtësia me të cilën shkencëtarët në Kinë identifikuan dhe ndanë sekuencën gjenetike të Covid-19 dhe punën që ishte tashmë në proces për koronavirusët e tjerë. Por, ndërsa teknologjitë e tilla të platformave janë një qasje jo-tradicionale, kjo nuk do të thotë se ato janë të paprovuara.

“Teknologjia e platformës së vaksinave mRNA të cilën përdor vaksina Pfizer / BioNTech ka qenë në zhvillim për më shumë se dy dekada,” tha Zoltán Kis, nga Kolegji “Imperial” në Londër.

Përdorimi i kësaj teknologjie jo vetëm që do të thotë që një vaksinë mund të zhvillohet me shpejtësi dhe se dihet më shumë për profilin e saj të sigurisë që nga fillimi, por prodhimi është më i shpejtë dhe më i lirë pasi mund të përdoren proceset ekzistuese të prodhimit. Një konsideratë tjetër është se ndërsa në zhvillimin e vaksinave tradicionale fazat e provave klinike kryhen në sekuencë, në rastin e vaksinave Covid-19 ato janë mbivendosur, duke e bërë procesin më të shpejtë.

“Prodhimi i vaksinave është kryer gjithashtu paralelisht me provat klinike, duke shpresuar se provat do të kenë sukses,” tha Kis.

Evans shtoi se përmasat dhe kohëzgjatja e madhe e provës ishte diçka e besueshme. Më në fund, përparimet në teknologji kanë modernizuar regjistrimin e të dhënave, ndërsa rrjetet sociale e kanë bërë më të lehtë rekrutimin e pjesëmarrësve në studim, diçka të ndihmuar nga një dëshirë e fortë publike për të ndihmuar.

“Zakonisht duhen javë ose muaj për të rekrutuar pjesëmarrës në një studim. Kjo, disi ka ndodhur brenda natës” tha Adam Finn, një ekspert i vaksinave në Universitetin e Bristol dhe një hetues në provat për vaksinat e Oksfordit / AstraZeneca.

Penny Ward, profesor në mjekësinë farmaceutike në Kolegjin King’s në Londër tha që zakonisht duheshin rreth gjashtë deri në nëntë muaj për miratimin e ilaçeve të reja. Por kjo është pjesërisht sepse të dhënat e nevojshme shpesh u dorëzohen agjencive rregullator. Në rastin e vaksinave Covid-19, procesi është përshpejtuar nga ajo që njihet si një “rishikim rrotullues”, me informacionin e lëshuar tek rregullatorët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN