MENU
klinika

"Në kërkim të Venerës"

Sukses garimi në Festivalin e Roterdamit!

22.12.2020 - 18:49

      Filmi me metrazh të gjatë, “Në kërkim të Venerës’”, me skenar dhe regji nga Norika Sefa, do të ketë premierën botërore në festivalin ndërkombëtar të filmit të Roterdamit (IFFR), duke u bërë filmi i parë kosovar që merr pjesë në këtë festival, ndër më të rëndësishmit në botë.

“Nga një takim i çuditshëm, Venera e ndrojtur nis të vërë në dyshim familjen e saj patriarkale dhe të ndjekë Dorinën mendjehapur, qëndrimi i fortë i të cilës, nxit kureshtjen e Venerës për të njohur më shumë. Derisa Venera persiatet për kuptimin e jetës, filmi gradualisht shpreh një sens absurd të jetës: me njerëz që fshehin një botë me emocione – nga poshtërimi, faji dhe zhgënjimi. “Unë kurrë nuk i kam parë prindrit e mi të puthen” – thotë Venera.

”Festivali i Rotterdamit ka qenë targeti ynë! Kjo është një nismë shumë e bukur për filmin. Sot, unë po du me i falenderu nga zemra të gjithë ekipën për punën e palodhshme, dedikimin, e dashninë për këtë film. Ndihem me fat që kam pas rastin me punu me ju, edhe që po e ndajmë diçka të bukur sot” – u shpreh regjisorja Norika Sefa.

“Jam shumë e lumtur që filmi po e fillon rrugëtimin në Roterdam, në një festival të kategorisë A. Kam punuar shumë në këtë film dhe mendoj se i përshtatet shumë një festivali si ai i Roterdamit. Ky është edhe filmi i parë ndonjëherë nga Evropa Lindore i cili futet në garën kryesore të këtij festivali, dhe është një tregim nga Kosova” – tregon për mediet, regjisorja Sefa.

“Është një lajm i jazhtëzakonshëm për të gjithë ekipin, kinematografinë tonë dhe veçanarisht për Norikën dhe mua si filmëbërës të rinjë. Një motiv i madh për të punuar tutje. Kam besuar shumë në vizionin e Norikës dhe nuk kemi kursyer në asgjë, për t‘a realizuar filmin sa më mirë që mundemi”- u shpreh producenti Besnik Krapi

Në film luajnë: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Makolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj etj. drejtor fotografie Luis Armando Arteaga, montazha Stefan Stabenow, skenografia Arben Shala, zëri Risto Alchinov, kostumografia Desantila Lika, grimi Lidona Berisha.

“Në kërkim të Venerës” është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, prodhuar nga “Circle Pruduction” me bashkëproducent Igor Popovski dhe Gazmend Nela. Filmi gjithashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Kaçanikut dhe Komuna e Prishtinës dhe do të garojë për :”Çmimin e Tigrit” – “Tiger Award”, çmimin kryesor të festivalit.

 

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit