MENU
klinika

Reagime në Beograd

Televizioni serb publikon hartën e Serbisë pa përfshirë Kosovën

06.12.2020 - 10:40

Televizioni serb “Nova S” gjatë transmetimit ka publikuar një hartë të shtetit serb, ku Kosova nuk është pjesë.

Kjo ka shkaktuar reagime të shumta në Beograd, pasi një veprim i tillë nga mediumet e tjera të shkruara atje është cilësuar si “skandal”.

Sipas raportimeve, ky televizion është përkrahës i opozitës në Serbi. Fotografia dhe raportimet në lidhje me këtë hartë të publikuar kanë bërë xhiro në rrjete sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN