MENU
klinika

Masat shtrënguese

Vetëm dy pasagjerë pozitivë, pala greke kthen pas gjithë autobusin

07.12.2020 - 12:45

Kanë hyrë sot në fuqi masat shtrënguese të qeverisë greke në pikën kufitare të Kakavijës.

Kushdo që dot ë rezultojë pozitiv në testet e shpejta, i ndalohet hyrja në territorin helen.

Siç raporton gazetarja e Ora News nga Gjirokastra, Entiola Budo, ditën e sotme.

Në një autobus me 50 emigrantë shqiptarë, autoritetet greke në Kakavijë konstatuan pozitivë me Covid-19 dy qytetarë, të cilët janë kthyer pas.

Bashkë me dy personat, policia greke ka kthyer pas të gjithë autobusin, pavarësisht negativitetit në testet e shpejta.

Veç kësaj do të ketë edhe gjoba për personat e prekur me Covid-19 nëse tentojnë të hynë ilegalisht në Greqi.

Deri më tani personat që dilnin pozitiv në kontrollet e palës greke ne Kakavije karantinoheshin 14 ditë.

Pas ditës së hënë ata nuk do të mund të hyjnë dot në Greqi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk ka asnjë shtrat të lirë në Kujdesin Intensiv”

Spitali i Selanikut drejt kolapsit pas rritjes së të infektuarve