MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 8

Vllaznia mposht Partizanin, Kukësi vijon me fitoret

13.12.2020 - 18:48

Vllaznia është njëherë tjetër ka treguar se është kockë e fortë këtë sezon. Kuqeblutë fituan 1-0 ndaj një rivali direkt si Partizani, duke mbajtur kreun e renditjes. Nuk i ndahet Kukësi, që fitoi 3-0 ndaj Skënderbuet në Elbasan.

Vllaznia vërteton se është hirushja e këtij sezoni. Edhe mbrojtja më e mirë e Superiores i dorëzohet furisë kuqeblu, që pak minuta para përfundimit të kohës së rregullt tund rrjetën falë Dilaver.

Ndërkohë, në “Elbasan Arena“, Kukësi vazhdon ecurinë pozitive, teksa ka mposhtur pastër me shifrat 3-1 Skënderbeun. Ekipi i Skënder Gegës ka gjetur recetën e fitoreve dhe nuk po ndalet javët e fundit, duke kapërcyer në vendin e dytë në renditje. Verilindorët ndjekin këmba-këmbës Vllazninë, duke nisur që tani garën për kreun.

Një tjetër sfidë është luajtur këtë mbrëmje, me Teutën që barazoi me shifrat 1-1 kundër Laçit. Martini u bë kohë që nuk shijon një fitore, megjithëse sot pati një motiv për t’u gëzuar. Sulmi i durrsakëve më në fund çlirohet, pasi Bregu tundi rrjetën që në minutën e 3-të.

Por ky gol nuk pati vlerën e 3 pikëve, pasi në fund të pjesës së parë ishte Nuabueze që do tregohej i saktë nga penalltia. Duro e nis kështu me 1 pikë aventurën e tij të re me kurbinasit, të cilët kanë objektiva madhore këtë sezon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 8

Tirana nuk fal, Bylis merr fitoren e parë