MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 8

Tirana nuk fal, Bylis merr fitoren e parë

13.12.2020 - 15:45

Tirana merr fitoren e dytë radhazi dhe tashmë ngjitet në vendin e katërt, duke pretenduar më lart. Bardheblutë fituan 3-0 në “Selman Stërmasi” ndaj Apolonisë në javën e tetë të Kategorisë Superiore.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me vendasit më kërkues, por që nuk konkretizuan. Me të nisur pjesa e dytë, Ismajgeci realizon golin e parë dhe Tirana nis e luan më mirë pasi clirohet totalisht.

Për pasojë, në 74’, vjen goli i dytë, i realizuar nga Batha. Por merita kryesore i takon Muçit jo vetëm me pasimin, por edhe veprimin para mbrojtjes. Në 86’ do të ishte vetë Muçi që do të realizonte, duke iu shmangur shumë bukur dy mbrojtësve.

Në ndeshjen tjetër të orës 13:45, Bylis fiton 2-1 ndaj Kastriotit në Ballsh. Ishte suksesi i parë për mallakastriotët në këtë sezon, duke i ikur disi fundit të renditjes. Krutanët pësojnë humbjen e dytë radhazi.