MENU
klinika

Turma e protestuesve shpërndahet në rrugët e Tiranës

Vrasja e Klodian Rashës ngre në këmbë Vlorën, Lezhën, Mamurrasin

10.12.2020 - 19:44

Protestat për vrasjen e Klodian Rashës kanë përfshirë gjithë territorin e vendit.

Krahas grumbullimit në kryeqytet, një tjetër protest po zhvillohet në Lezhë, ku qytetarë të revoltuar kanë bllokuar autostradën Shkodër-Lezhë.

Në shenje indinjate ndaj vrasjes së 25 vjeçarit, Klodian Rasha qytetarët mamurrzakë kanë ndezur qirinj para stacionit policor në Mamurras, ndërsa kërkojnë zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes së rënë.

Edhe të rinjtë e Vlorës janë ngritur në protestë, për vrasjen e Klodian Rashës.

Kujtojmë që sot më herët një tjetër protestë e dhunshme u zhvillua në Korçë, teksa qytetarët atje sulmuan Bashkinë dhe drejtorinë e Policisë.

Në kryeqytet ndërkohë, protestuesit janë shpërndarë nëpër Tiranë duke hedhur parulla kundër qeverisë dhe policisë e duke sharë e bërtitur.

“Polici e krimit”, ka qenë një prej thirrjeve të tyre, ndërkohë që në duar mbajnë sende të forta.

Gjatë protestës janë hedhur flakadanë, gaz lotsjellës dhe ujë nga policia.