MENU
klinika

“S’e njohim Kosovën”

Tahiri: Deklaratat e Vuçiç, vazhdimësi e provokimeve të tij

21.12.2020 - 10:33

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri i ka cilësuar provokime deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, i cili ka thënë se në prill të vitit 2022, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Tahiri tha se deklaratat e Vuçiçit janë thjesht vazhdimësi e provokimeve të tij që i bën në raport me Kosovën.

“Secili njeri që mendon se ai do të thotë se do të pranojë Kosovën mendoj se ka një dozë të naivitetit politik. Ne nuk merremi me të, me merremi me qëndrimin politik e shtetëror të Kosovës. Ne kemi parimet tona që na udhëheqin në dialogun me Serbinë, i kemi synime tona strategjike në anëtarësimin në BE dhe NATO dhe ruajtjes së marrëdhënieve të mira me BE-në dhe NATO-N”, tha ai.

Sipas Tahirit, kjo deklaratë e Vuçiqit i çon dy porosi. “E para, çon porosinë te faktori ndërkombëtare se Vuçiq nuk është serioz në dialog dhe e ka instrument për tu dukur si politikan i moderuar që e donë paqen dhe marrëveshjen me Kosovën”, tha ai.

Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, deklarata e Vuçiçit çon porosi edhe brenda politikës së brendshme të Serbisë, se Vuçiç ka autoritet dhe gjithçka e lidhë me emrin e tij.Tahiri më tej shtoi se deklaratat e Vuçiçit bëhen edhe me qëllim të nxiten deklarata të ashpra nga liderët e Kosovës, në mënyrë që të thotë se Kosova është kundër dialogut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN