“Për të rivendosur shpirtin dhe për të siguruar të ardhmen e Amerikës duhen shumë më tepër sesa fjalë”, tha Joe Biden në fjalimin e tij inaugurues.
“Kërkon më të pakapshmin nga të gjitha gjërat në një demokraci: unitetin.”
Pyetja, vetëm një javë më vonë, është nëse uniteti në vetvete është më shumë sesa thjesht një fjalë.
Disa Republikanë mendojnë se uniteti është diçka që ata mund ta përdorin kundër Biden.
Por uniteti kurrë nuk nënkuptonte kalimin e politikave që tërheqin si pakicën ashtu edhe shumicën e fituar rishtas.
Gjithmonë ishte më shumë për procesin sesa politikën: për respektin e ndërsjellë dhe rivendosjen e normave.
Më e rëndësishmja, kishte të bënte me idealet – demokracinë, dhe barazinë mbi “racizmin, nativizmin, frikën, demonizimin”, siç tha Biden.
Të djathtët e kuptojnë këtë.
Në të majtë, uniteti mund të jetë gjithashtu një kërcënim.
Çfarë ndodh, pyesin progresistët, kur duke mbrojtur disa ideale i hedhim poshtë të tjerët?
Ne jemi në luftë për vetë konceptin e paqes.
Katër vitet e kaluara na sollën një trazirë uniteti dhe ndarjeje.
Vendi ishte i ndarë, dhe njerëzit nga të dy palët ishin më të unifikuar se kurrë në cilin kamp ata i përkisnin.
Vetë realiteti u bë i diskutueshëm.
Në fillim të këtij muaji, harmonia arriti kulmin e saj.
Sido që të jetë rasti, kjo tashmë është në të kaluarën.
Ka më pak hapësirë për diçka që quhet unitet, e cila është, kur e mendon, vetëm një fjalë në fund të fundit.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al