MENU
klinika

"Fituat mirënjohjen dhe respektin e shumë njerëzve"

Ambasadorja Kim mesazh për Eliot Engel!

03.01.2021 - 10:37

Pas 32 viteve, Eliot Engel nesër largohet nga Kongresi në SHBA.

Lidhur me largimin e tij ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Ndër diplomatët e huaj engel njihet si miku më i mirë i shqiptarëve për vetë rolin e tij vendimtar për Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës, bombardimet e NATO-s ndaj serbëve dhe parandalimin e një genocidi në masë!

Kim thotë se Engel ka fituar respektin dhe mirënjohjen e shumë njerëzve në mbarë botën.

“Faleminderit Eliot Engel për një jetë të tërë shërbimi ndaj vendit tonë, përfshirë mbështetjen tuaj për marrëdhëniet e forta Shqipëri-SHBA.

Ju keni fituar mirënjohjen, respektin dhe dashurinë e kaq shumë njerëzve në të gjithë botën. Faleminderit”, shprehet ambasadorja Kim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN