MENU
klinika

Kryeministri Johnson me vendim drastik

Çfarë ndodh me udhëtimet drejt Britanisë: Nga e hëna…

15.01.2021 - 19:32

Kryeministri britanik Boris Johnson ka lajmëruar sot masat e reja drastike, që kufizojnë udhëtarët që kanë si destinacion Britaninë e Madhe për afro një muaj. Kushdo që hyn në vend do të ketë një test koronavirus deri në 72 orë para nisjes dhe një formular të veçantë udhëtimi , i cili do të kontrollohet nga linjat ajrore.

“Për të parandaluar arritjen e varianteve të reja në vend, të gjithë korridoret e udhëtimit do të mbyllen nga ora 4:00 e mëngjesit të hënën. Të gjithë personat që mbërrijnë do të duhet të kenë një test negativ të Covid-it dhe duhet të karantinohen 10 ditë pas mbërritjes”, tha Johnson në deklaratën për media.

Kreu i qeverisë theksoi se kjo “është një përpjekje për t’u mbrojtur nga rreziku i varianteve të reja që po shfaqen dita-ditës dhe nuk janë identifikuar ende plotësisht“.

“Prej të hënës në orën 04:00 të mëngjesit e për një muaj, Britania e Madhe nuk lejon asnjë qytetar të hyjë në vend pa një test negativ ndaj COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë“, shtoi ai.

Duke folur për procesin e vaksinimit në vend ai tha se po mbrohen më të rrezikuarit. “Pothuajse 45 për qind e personave mbi 80 vjeç dhe 45 për qind e personave në Shtëpitë e Kujdesit social janë vaksinuar”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'po ndodh nga Shqipëria në Kroaci dhe Greqi?

DW bën bilancin/ “Ballkani në kthetrat e Coronës!”