MENU
klinika

“Jam me fat që jam në këmbë”

Drake anullon albumin e ri pas operacionit të vështirë

23.01.2021 - 11:32

Reperi i njohur është detyruar sërish të shtyjë datën e publikimit të albumi të tij të ri, për shkak të komplikacioneve shëndetësore. Vitin e kaluar, Drake iu nënshtrua një ndërhyrje të vështirë në gju, pas një aksidenti.

Rikuperimi ka qënë i gjatë për artistin e famshëm, i cili për të dytën herë ka njoftuar fansat e tij se nuk do të jetë në gjendje të nxjerrë në treg, prurjet e tij të reja muzikore.

Albumi i ri i Drake titullohet “Certified Lover Boy” dhe ka kohë që pritet me padurim nga adhuruesit e muzikës së tij. Aksidenti i ka prishur reperit edhe planet për publikimin e linjës së re të veshjeve, në bashkëpunim me gjigandin e veshjeve sportive Nike.

Megjithatë, Drake është shprehur në rrjetet e tij sociale që “është me fat që është ende në këmbë” dhe se po për momentin është i fokusuar në përmirësimin e shëndetit të tij, duke e lënë karrierën në plan të dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN