MENU
klinika

Variantet e reja të Covid-19

Drejtuesi i Pfizer zotohet të përshpejtojë zhvillimin e vaksinës

31.01.2021 - 10:20

Drejtuesi i gjigantit farmaceutik Pfizer ka treguar se kompania është duke u përpjekur që të përshpejtojë zhvillimin e vaksinës nën 100 ditë.

Albert Bourla paralajmëroi gjithashtu se ka një shans të madh që vaksinat në të ardhmen të mos jenë efektive.

Pfizer ishte kompania e parë në botë që prodhoi një vaksinë për Covid-19, e cila tashmë po administrohet në të gjithë botën.

Bourla, në një mbledhje virtuale të Davos World Economic Forum për vitin 2021 u shpreh se vaksinat një ditë mund të mos jenë zgjidhja.

“Ka shumë të ngjarje që kjo të ndodhë një ditë,” ka thënë Bourla sipas Business Insider.

Albert Bourla tha po ashtu se Pfizer po punonte për përshpejtimin e kërkimit dhe zhvillimit të vaksinave në rast se ky skenar do të vijë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy”

Milioneri shqiptar, probleme me shikimin pas aksidentit

Takimi “kokë më kokë” me Prokurorin e Përgjithshëm

Altin Dumani, vizitë “blic” në Zvicër

“Për emigrantët, kostot janë të qeverisë tuaj“

Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!

A do të përkeqësohet situata me rritjen e temperaturave

Si po ndikojnë ndryshimet klimatike në përmbytjet globale?

Gazetari Hoxha zbardh prapaskenat nga hetimet

Si FBI-ja ndihmoi SPAK-un për dosjen Berisha