MENU
klinika

Shteti i parë në BE

Gjermania do të përdorë kurën që shëroi Donald Trump

24.01.2021 - 16:45

Gjermania do të bëhet vendi i parë i BE-së që do të përdorë të njëjtin trajtim eksperimental të antitrupave të cilat ndihmuan Donald Trump të shërohet nga Covid-19, ka thënë ministri i shëndetësisë Jens Spahn, raporton AFP.

Qeveria gjermane ka blerë 200,000 doza për 400 milion euro. Koktejet e ashtuquajtura ‘antitrupa monoklonale’ do të vendosen në spitalet universitare në javën e ardhshme,duke e bërë Gjermaninë vendin e parë në BE që do i përdori ato në luftën kundër pandemisë, raporton The Guardian.

Spahn nuk e përmendi emrin e prodhuesit që do të furnizojë ilaçet por konfirmoi se ishte i njëjti ilaç që iu dha presidentit të atëhershëm të SHBA Trump kur ai u sëmur me Covid Tetorin e kaluar.

“Ata punojnë si një vaksinë pasive. Administrimi i këtyre antitrupave në fazat e hershme mund të ndihmojë pacientët me rrezik të lartë të shmangin një progres më serioz të sëmundjes ”– tha Spahn.

Trump, i cili u shtrua për pak kohë në spital me koronavirus, iu dha terapia me antitrupa e zhvilluar nga firma amerikane Regeneron, e njohur si REGN-COV2, edhe para se trajtimi të kishte marrë miratimin e rregullatorit. Ai më vonë tha se ilaçi bëri një punë fantastike. Kompania amerikane Eli Lilly ka zhvilluar një terapi të ngjashme.

Trajtimi i ri është një kombinim ose koktej i dy antitrupave të bërë në laborator, proteina që luftojnë infeksionin që janë zhvilluar për t’u lidhur me pjesën e koronavirusit të ri që ai përdor për të pushtuar qelizat njerëzore. Antitrupat bashkohen me pjesë të ndryshme të proteinës ‘spike’ të virusit, duke shtrembëruar strukturën e tij, e ngjashme me një formë çelësi, kështu që bëjnë bllokimin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë shkruan gazeta amerikane New York Times?

“Koronavirusi e SHBA ndihmuan në rrëzimin e Qeverisë Kurti”