MENU
klinika

“Po thuhen të pavërteta”

Hoti: kemi hyrë në dialog mbi parime të qarta

14.01.2021 - 10:35

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se po thuhen gjëra të pavërteta në lidhje me qasjen e tij dhe të Qeverisë në raport me procesin e dialogut.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hoti ka thënë se në dialog me Serbinë kanë hyrë me parime të qarta.

“Ne kemi hyrë në dialog me Serbinë mbi parime të qarta: Udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës. Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm. Organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket. Nuk ka Asociacion me kompetenca ekzekutive. Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve”, ka shkruar ai.

Hoti tha se këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët.

“Nuk do të ketë lëvizje nga këto parime”, theksoi ai.