MENU
klinika

Lajmi i lindjes së fëmijës u mbajt i fshehtë

Justin baba për herë të dytë, zbulon gjininë dhe emrin e fëmijës

19.01.2021 - 14:06

Në muajin dhjetor të vitit 2019, martesa e Justin Timberlake dhe Jessica Biel ishte pranë përfundimit, për shkak të disa fotove ku artisti i njohur shfaqej shumë afër me një prej kolegeve të tij.

Gjesti i Justin, i cili nga shumë persona u cilësua u konsiderua si akt tradhëtie, ndërsa marrëdhënia me Jessica-n nuk ishte e mirë.

Megjithatë ata morën vendimin që të nisnin terapinë në çift dhe duket se dashuria arriti të rikthehej si më parë. Jo vetëm kaq, por Justin dhe Jessica u bënë edhe prindër për herë të dytë!

Ishte “DailyMail” që zbuloi në muajin korrik të vitit që lamë pas se Jessica ka sjellë në jetë fëmijën e dytë të çiftit, ndërsa shtatzënia u mbajt krejtësisht e fshehtë. Asnjëri prej tyre s’kishte reaguar për këtë lajm, por i ftuar në “Ellen Degeneres Show”, Timberlake foli për herë të parë, duke konfirmuar gjithçka.

Këngëtari tregoi se ai dhe Jessica ishin bërë sërish me djalë, pas djalit të tyre të parë tashmë. Madje ai zbuloi emrin e të voglit, Phineas.

“Quhet Phineas. Ai është i mrekullueshëm dhe kaq i mirë. Sigurisht, nuk po na lë të flemë fare, por jemi shumë të entuziazmuar të lumtur dhe mirënjohës”-tha artisti i hitit “Mirrors”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN