MENU
klinika

Dy shoqe të ngushta

Mami Nora dhe Renee po kalojnë fundjavën perfekte bashkë

23.01.2021 - 11:09

Vogëlushja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës, Renee, po rritet dita ditës dhe tashmë është bërë një zonjushë e vogël e cila shoqëron të ëmën me pushime.

Renee-n e mbajmë mend ende foshnjë, kur Nora e Roberti pozonin me të në krah, por ja që koha kalon shpejt dhe si një vajzë “e rritur” tashmë, Renee merr vendin që i takon.

Këngëtarja dhe e bija janë bërë shoqet më të mira të njëra-tjetrës dhe këtë fundjavë po e shijojnë së bashku.

Ato kanë vizituar një vend me dëborë dhe Nora nuk na i ka kursyer disa momente të bukura në llogarinë e saj në Instagram, ku tregon se po i shijon pafund këto pushime.

Në fotot e videot e publikuara për fansat, dy vajzat janë shfaqur në pishinë dimërore teksa Renee shijon zhytjet dhe mami Nora panoramën e mrekullueshme me dëborë.

Kësaj here, vajzat nuk i shoqëron Robert Berisha, i cili megjithëse është ndarë me Norën, vazhdon të ruajë marrëdhënie të mira.

Më herët ata kanë bërë pushime së bashku megjithëse të ndarë, duke dhënë shembullin më të mirë të një çifti i cili ndan rrugët e jetës, por ruan marrëdhëniet për shkak të fëmijës.

Si Nora, ashtu edhe Roberti, kujdesen që Renees të mos i mungojë asnjëherë dashuria, vëmendja e përkushtimi i të dy prindërve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN