MENU
klinika

Kupa e Mbretit

Messi dhe de Jong, Barça kalon me vuajtje në çerekfinale

27.01.2021 - 22:57

Barcelona nuk shkëlqen, madje vuan, por arrin të kalojë në cerekfinale të Kupës së Mbretit, duke fituar 2-1 në fushën e Rayo Vallecano (ekip i La Liga 2), rezultat që erdhi me përmbysje.

Barcelona e pësoi në pjesën e dytë nga Vallecano në minutën e 63-të nga Fran Garcia. Por, kanë kaluar pak minuta dhe Lionel Messi ka gjetur golin e barazimit edhe pse thjesht e shtyu topin në rrjetë.

Ishte goli i Messit që bëri Barcelonën të merrte më shumë zemër dhe në minutën e 80-të de Jong kaloi në avantazh miqtë. Katalanasit mbrojtën fitoren dhe tashmë avancojnë përpara në pritje të shortit.